Acerbi i shpëton dënimit, pasi u përfol për fyerje raciste ndaj Juan Jesus

Në ditët e fundit në Itali ka qenë shumë i diskutuar episodi mes Francesco Acerbit dhe Juan Jesus në ndeshjen e Interit me Napolin. Mbrojtësi napoletan akuzoi italianin se ishte treguar racist në fushë duke i përmendur ngjyrën e lëkurës.

Gjykata sportive nisi menjëherë hetimin, teksa Acerbi u përjashtua edhe nga miqësoret e kombëtares axurre. Megjithatë, tashmë gjithçka është sqaruar dhe Acerbi është shpallur i pafajshëm.

Gjykatësi Gerardo Mastrandrea, sqaroi se mungojnë provat për të dënuar 36-vjeçarin. Në këtë formë, Acerbi rikthehet normalisht në dispozicion të trajnerit Simone Inzaghi teksa pritet të zbresë në fushë duke nisur nga ndeshja e radhës në kampionat, ndaj Empolit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?