Adeyemi sillet si dhëndër kosovar, shkon në stërvitje te Barcelona me targat e Kosovës

Karim Adeyemi ka tërhequr vëmendjen jo vetëm për atë që bën në fushën e blertë, por edhe për një detaj të pazakontë gjatë mbërritjes në qendrën stërvitore të Barcelonës.

Sulmuesi gjerman është filmuar duke udhëtuar me një automjet që mbante targa të Kosovës. Ajo që ka bërë më shumë përshtypje është kodi “05”, i cili lidhet me rajonin e Ferizajt.

Pamjet janë shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, veçanërisht nga përdorues shqiptarë, të cilët nuk kanë ngurruar të komentojnë me humor zgjedhjen e automjetit. Në rrjet janë shfaqur edhe batuta për një Adeyemi që po bëhet gjithnjë e më shumë “shqiptar”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në aspektin sportiv, 24-vjeçari është një nga përforcimet e Barcelonës për sezonin 2026/27. Klubi katalanas zyrtarizoi më 23 korrik transferimin e tij nga Borussia Dortmund, ndërsa lojtari firmosi një kontratë që e lidh me “blaugranat” deri në vitin 2031.

Swiss Digital Mobile Reklama

Adeyemi ka nisur të japë menjëherë kontributin e tij. Pak ditë më parë, gjermani shënoi në fitoren spektakolare 5-1 të Barcelonës ndaj Feyenoord në Champions League, duke realizuar golin e tij të parë në këtë kompeticion me fanellën katalanase.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?