Adrian Bajrami: Kam lindur në Zvicër, por ndihem shqiptar ndaj zgjodha ngjyrat kuqezi
Mbrojtësi i bashkuar për herë të parë me kombëtaren shqiptare, Adrian Bajrami është shprehur se zgjodhi të ishte pjesë e ekipit “kuqezi” dhe jo e përfaqësueses së Zvicrës, sepse ai është shqiptar.
Duke folur në konferencën për mediet përpara ndeshjes miqësore me Spanjën, Bajrami theksoi që shpreson që të ketë mundësi të debutojë sa më shpejt me ekipin “kuqezi”
“Jam shumë i lumtur të jem pjesë e Kombëtares. Shpresoj të ambientohem sa më shpejt dhe të arrijmë te ndeshja.
Zvicra? Unë jam shqiptar. Jam lindur dhe rritur në Zvicër kam kaluar shumë vite me futbollin në Zvicër, pastaj kalova te Benfica, por unë ndihem shqiptar. Mbrojtësin që ke si model? Berat Gjimshiti dhe Kumbulla, të gjithë janë shumë të mirë.
Dita e parë ishte shumë e mirë për mua,mendova se do ishte më e vështirë por nuk ishte,por ka lojtarë si Lenjani dhe Gjimshiti që më afruan shumë dhe shpresoj të ndihem dhe më mirë.
Debutimi? Shpresoj, unë jam gati, jam në formë. Kam luajtur gjithmonë me Benficën jam kapiteni i ekipit tim, jam gati.
Benfica? Është kënaqësi e madhe të luash për një klub si Benfica, kam mësuar shumë aty, jam rritur si person, si futbollist me kalimin e kohës do shohim çfarë do ndodhi.
Tifozët? Shpresojmë që do vini dhe të na mbështetni sepse do të japim maksimumin për Shqipërinë”, deklaroi Bajrami.
KOHA JONË SONDAZH

