Afrimi i Mbappe, Reali gati të largojë talentin turk gjatë verës

LA LİGA’DA LİDER REAL MADRİD, DEPLASMANDA RAYO VALLECANO İLE 1-1 BERABERE KALDI. MİLLİ FUTBOLCU ARDA GÜLER DE 87. DAKİKADA LUKA MODRİC’İN YERİNE OYUNA DAHİL OLDU. (MEHMET EKREM CEYLAN/İSTANBUL-İHA)

Real Madridi po punon për transferimin e Kylian Mbappe nga PSG gjatë merkatos së verës. Gjithsesi afrimi i tij me siguri që do të shoqërohet edhe me largime. Emri i parë është Arda Guler.

Sipas gazetës spanjolle Fichajes.net, skuadra të shumta janë të interesuara për të blerë të riun turk nëse ai vihet në dispozicion. Guler ka qenë një lojtar shumë i kërkuar, duke shkëlqyer me skuadrën turke Fenerbahce sezonin e kaluar.

Ai siguroi një lëvizje te Los Blancos në fillim të këtij sezoni për një tarifë të raportuar prej 20 milionë euro, duke u bërë lojtari i parë turk që luan për gjigantët spanjollë. Megjithatë, 19-vjeçari pësoi një dëmtim të meniskut në para fillimit të sezonit, duke e lënë jashtë fushës për një periudhë të gjatë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai bëri debutimin e tij me Real Madridin në një fitore të Copa del Rey ndaj skuadrës së nivelit të katërt Arandina në janar 2024 përpara se të bënte debutimin e tij në La Liga më vonë atë muaj, duke u aktivizuar nga stoli kundër Villarrealit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?