Agjenti befason: Dua të largoj Hysajn nga Napoli

Elseid Hysaj me shumë mundësi po luan në ndeshjet e fundit te Napoli, edhe pse situata e tij duket se ka ndryshuar pas ardhjes së Gattusos. Mungesat e shumta kanë bërë që lojtari shqiptar të ketë fat dhe të marrë minuta.

Klubi duket se do të rinovojë, por nuk e mendon kështu Mario Giuffredi.  Agjenti i mbrojtësit të djathtë thotë se dëshiron të largojë shkodranin nga ekipi i Napolit.

“Hysaj po luan mirë që pas ardhjes së Gattusos. Ai ka eksperiencë dhe nuk e humb kurrë logjikën, pavarësisht momenteve të vështira që kalon. Lojtarët e mi e kanë treguar gjithmonë veten në momente vështirësie.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk dua që Hysaj dhe Di Lorenzo të qëndrojnë në të njëjtin vend. Qëllimi im është të largoj Hysajn nga skuadra e Napolit”, tha Giuffredi. I synon që të gjejë një destinacion të ri, për t’ia lehtësuar gjetjen e hapësirave edhe Di Lorenzos.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?