Agjenti i Dybala-s zbarkon në zyrat e Interit, gati transferimi te zikaltërit

Interi nuk humbet kohë për të bërë lëvizjet e duhura në merkato. Agjenti i Paulo Dybala-s, Jorge Antun gjendet në zyrat e klubit zikaltër për të diskutuar lidhur me futbollistin.

Sipas mediave italiane në ambientin përreth klubit filtron optimizëm se kjo tratativë e bujshme mund të finalizohet që në ditën e sotme.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të deklarojë agjenti i lojtarit pas daljes nga selia e klubit dhe nëse kjo do të jetë dita vendimtare për të veshur Dybala-n me ngjyrat zikaltër.

SHKARKO APP