Agjenti i Dybalas mbërrin në Torino, nis negociatat me bardhezinjtë

Agjenti i Paulo Dybala-s, Jorge Antun, është parë së fundmi në Torino. Në kryeqendrën e Piemontes, për momentin, është edhe Fabio Paratici. Drejtori i Juventusit është në Continassa ku ekipi pritet pasdite në stërvitjen e zakonshme.

Antun ka qëndruar gjithmonë në Argjentinë dhe ardhja e tij në Torino, padyshim që është e lidhur me Joya.

Çështje familjare apo Për rinovimin? Sipas “TMW” bëhet fjalë për çështje familjare: Antun arriti në Torino përmes Madridit me nënën e lojtarit dhe jo për një takim me drejtuesit. Rinovimi do të jetë një çështje pas merkatos, të paktën jo që nga sot, 15 shtator, sipas axhendës bardhezi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?