Agjenti i Hysajt: Mund të largohet edhe falas nga Napoli

Agjenti i Elseid Hysajt, Mario Giuffredi vijon të jetë shumë aktiv me deklarata në Itali, duke i prishur punë jo pak herë mbrojtësit të kombëtares sonë. Në një intervistë për “’Radio Punto Nuovo”, ai është shprehur se shkodrani mund të largohet edhe falas nga Napoli.

 

“Diçka do të ndodhë, do të vijnë të reja të rëndësishme. Nëse do të largohet, do të bëjmë atë që duhet verës. Nëse nuk do të lejohet, Napoli mund ta humbasë me parametra zero, por ne mendojmë pozitivisht. Napoli para një viti e gjysmë mund të merrte 50 milionë euro nga Chelsea për Hysajn. Nëse qëndron rrezikon ta humbasë me zero.

Shkëmbim me Florenzin? Nuk më rezulton. Hysaj i pëlqen Romës, por nuk di asgjë për shkëmbim. Roma ka nevojë për mbrojtës krahu. Spinazzola është një lojtar i fortë, por shpesh ka probleme. Florenzin nuk është konsideruar si mbrojtës krahu, por nuk ajo që kam parë nuk i është dhënë hapësirë as në ndonjë rol tjetër”, ka deklaruar Giuffredi. /R.Lika-Koha Jone/

 

 

SHKARKO APP