FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Agjenti i Hysajt: Po negociojmë, Gattuso e vlerëson dhe nuk kërkon ta humbasë falas

Mario Giuffredi, agjenti i Elseid Hysajt, ka lëshuar një deklaratë në lidhje me të ardhmen e mbrojtësit të kombëtares sonë. Edhe pse dukej se largimi ishte shumë pranë gjatë verës, afrimi i Gattusos duket se ka ndryshuar gjithçka.

“Jemi në bisedime, por Hysaj pas një viti do të jetë një futbollist i lirë. E di që Gattuso e mbështet shumë, në takimet që ka bërë shpesh ka thënë se të gjesh një futbollist 25 vjeç me eksperiencën e Hysajt, aq i fortë, nuk është e thjeshtë. Ta humbasësh me kosto zero është budallëk. Parakushti për të, është që ta shesin mirë. Te Napoli po vuajnë sepse projekti ishte që të merrnin Di Lorenzon për të larguar Hysajn”, deklaroi Giuffredi.

Hysaj është aktivizuar si titullar në ndeshjet e fundit pas ardhjes së Gattusos, duke luajtur në krahun e djathtë. Paraqitjet e shkodranit deri më tani kanë qenë shumë bindëse. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?