Agjenti i Milik në Romë për të mbyllur marrëveshjen, Dzeko pranë Juves

Telenovela mes Romës dhe Milik, është thuajse drejt fundit. Sulmuesi polak është stërvitur këtë mëngjes në Castel Colturno, ndërkohë që agjenti i tij në Trigoria për të mbyllur marrëveshjen me verdhekuqtë.

Transferimi i tij te skuadra romane, do i hapte derën edhe lëvizjes së Edin Dzekos te Juventusi. Boshnjaku me shumë mundësi do të luajë ndeshjen e fundit me Romën të shtunën në mbrëmje ndaj Hellas Verona-s.

Milik te Roma do të transferohet për shifrën e 15 milionë euro, plus 7 bonus, ndërkohë që pritet të përfitojë nga 4.8 deri në 4.8 mln euro në sezon. /Koha Jone/

SHKARKO APP