Agjenti i njohur: Më lehtë Messi te PSG, se Neymar të kthehet te Barcelona!

Wagner Ribeiro, agjent i Neymar, përjashton mundësinë e një rikthimit të Barcelona të futbollistit që ka nën menaxhim. “Ka pasur një moment të trush për shkak të dëmtimit. Në atë moment ishte gati për t’u larguar, për t’u kthyer te Barcelona ose për të shkuar te Reali. Jo sot, mund ta shihni krenarinë e tij. Është i lumtur dhe mendoj se do të qëndrojë te PSG edhe për dy vite. Sot padyshim, është më e thjeshtë që Messi të shkojë te PSG se sa Neymar të rikthehet te Barcelona”.

Agjenti i njohur lëshoi paralajmërimin e radhës për Barcelonën:” Unë jam serioz, nuk mund të vë në diskutim fuqinë ekonomike të Qatar”.

Neymar shpreson ndërkohë që të fitojë trofeun e dytë të Champions League: “Bëj shaka me të në qytetin e dritave, atje ku të gjithë duan që të shkojnë, duke shijuar kuzhinën franceze, me miqtë dhe familjar, duke luajtur për një nga klubet më të mira në botë. Me gjithçka që një person ka nevojë”. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP