Agjenti i Thiago Motta-s: E vështirë që ai të refuzojë klube e mëdha si Milan dhe Juvja

Bologna e drejtuar nga trajneri Thiago Motta po mahnit të gjithë futbolldashësit në Itali dhe jo vetëm. Skuadra e teknikut italo-brazilian është aktualisht në vendin e pestë dhe po lufton për të siguruar një biletë për në Champions Leaguen e sezonit të ardhshëm.

Në Serie A, Milan dhe Juventus janë dy nga klubet që janë të “joshura” nga Motta teksa agjenti i trajnerit të Bolognas, Dario Canovi, pranoj se i përfaqësuari i tij kërkohet nga më të mirët.

“Motta është nga ata trajnerë që tërhiqen pas një projekti, kërkon të marrë pjesë në ndërtimin e skuadrës dhe të jetë i përfshirë në zgjedhjet e klubit. Nuk besoj se në të ardhmen do të pranoj një klub që i ofron vetëm një skuadër të mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

PSG, Juve apo Milan? Bëhet fjalë për klube të mëdha, do të jetë e vështirë për të refuzuar klube kaq prestigjioze. Raporti me Ibrën? Në Paris u bënë shumë miq dhe ka shumë respekt mes tyre”, u shpreh Canovci

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?