Agjenti i Xhakës konfirmon se ka arritur akordin me klubin e Premier League

E ardhmja e Granit Xhakës duket larg Serie A. Agjenti i mesfushorit të përfaqësueses zvicerane, Jose Noguera, ka zbuluar se lojtari është shumë pranë rikthimit në Premier League, konkretisht te Sunderland.

“Kemi arritur një marrëveshje parimore me Sunderlandin. Granit dëshiron të rikthehet në Premier League dhe është i gatshëm të luftojë për këtë. Sunderlandi po ashtu mezi pret transferimin. Shpresojmë që Leverkusen të respektojë kërkesën tonë dhe të arrihet një marrëveshje mes klubeve”, u shpreh Noguera.

Nga ana tjetër, drejtuesit e Bayer Leverkusen nuk e kanë fshehur vlerësimin për Xhakën. Administratori i deleguar i klubit gjerman, Fernando Carro, deklaroi në një intervistë për Welt: “Granit është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, si në fushë, ashtu edhe jashtë saj. Është lider i skuadrës dhe ka edhe tre vite kontratë me klubin. Qëllimi ynë është ta mbajmë. Vetëm nëse vjen një ofertë që është e favorshme për të dyja palët, do të ulemi dhe do ta diskutojmë. Për momentin, supozojmë që Granit do të qëndrojë.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Në javët e fundit, Xhaka është përmendur si një opsion i mundshëm për Interin, në rast largimi të Hakan Calhanoglu, ndërsa edhe Milani dhe Juventusi e kishin vëzhguar situatën e tij. Megjithatë, të gjitha rrugët duket se çojnë drejt rikthimit të 31-vjeçarit në Angli, ku më parë ka luajtur për Arsenal.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?