Agnelli: 10 vite që fitojmë një trofe, por i radhës është më i bukur!
Andrea Agnelli nuk e ndoqi skuadrën për finale e Superkupës italiane, por e ka parë suksesin e Juventusit të tij nga TV. Në fund ka festuar në rrjetet sociale.
“Janë 10 vjet radhazi që fitojmë një trofe … kujtime të bukura, por më e mira është gjithnjë ajo që vjen”, ka shkruar presidenti bardhezi.
Në total nën drejtimin e tij, “Zonja e Vjetër” nga 2010 ka fituar nëntë kampionate, pesë Superkupa italiane dhe katër Kupa Italie. Trofe që mbështesin projektin e tij fitues në krye të bardhezinjve.