Agnelli tallet keq me Lotiton: Tani je bërë dhe ekspert virolog?

Vazhdojnë polemikat në distancës mes presidentit të Juventusit, Andre Agnelli dhe atij të Lazios, Claudio Lotito. Përplasja e fundit është shënuar në video-konferencën e organizuar nga Lega Serie A një ditë më parë.

Numri një i bardhekaltërve u shpreh: I patë të dhënat? Oh, po tërhiqet (virusi)! Por pastaj e di: unë flas me mjekët, ata që janë në vijën e parë, jo ata të skuadrave.

Agnelli i është përgjigjur me një sarkazëm të pastër: “Eh, sigurisht: tani je bërë edhe një ekspert virolog”. Tone të ulëta, sipas asaj që bën të ditur Tuttosport, por sidoqoftë një shkëmbim emblematik mbi një ndasi ende prezente.

Swiss Digital Desktop Reklama

E gjitha kjo të bën të kuptosh se hipoteza se kampionati mund të mos fillojë është shumë e mundshme. Por gjithçka lidhet se si do të zhvillohet ditët e ardhshme epidemia koronavirus.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?