Ajax përsërit mrekullinë edhe në Torino, eliminon Juven e Ronaldos (VIDEO)

Ajax vazhdon të shkëlqejë në Europë. Pasi eliminoi kampionët në fuqi të Real Madridit, skuadra holandeze ka nxjerrë nga Champions League edhe Juventusin, duke fituar 2-1 në ndeshjen e kthimit. Bardhezinjtë e nisën mirë duke dominuar në minutat e para, por skuadra holandeze me kalimin e minutave filloi që të fitonte terren. Sinjalin e parë do ta jepete Dybala në minutën e 23-të, por portieri Onana bën një ndërhyrje fantastike. Gjithsesi vendasit do të gëzonin shumë shpejtë, pasi 4 minuta më pas, Pjanic kroson nga goditja e këndit për Ronaldon, i cili me një goditje spektakolare mposhtë portierin e ekipit holandez. Ajax nuk demoralizohet aspak nga goli i pësuar, teksa në minutën e 34-t, do të shënonte golin e barazimit me van de Beek, që përfiton nga një vendosje shumë e gabuar e mbrojtjes torineze. Juventus do ta niste në gjumë pjesën e dytë, teksa holandezët krijojnë dy mundësi të arta për shënim, por portieri Szczesny bën dy pritje spektakolare.

Në minutën e 52-të, ndali me një zgjatje të krahut të majtë van de Beek, ndërkohë që 10 minuta më pas devijoi në goditje nga këndi një gjuajtje nga distanca të mesfushorit të holandezëve. Ajax dhuron spektakël duke krijuar shanse të shumta, por do të shpërbleheshin vetëm në minutën e 67-të, kur Kapiteni i Ajax, De Ligt shënon golin e avantazhit me kokë, pas një goditje nga këndi, duke kërcyer më lart se të gjithë. Në kohën shtesë Juventusi kërkoi një penallti, por arbitri Turpin nuk mendoi kështu. Ajax në këtë mënyrë përsërit mrekullinë, ashtu si ndaj Real Madrid duke siguruar kalimin në gjysmëfinale.

JUVENTUS-AJAX 1-2 (1-1)

Swiss Digital Desktop Reklama
  • 28’ 1-0 Juventus ka arritur që të zhbllokojë ndeshjen pas një goditje nga këndi. Cristiano Ronaldo ka shfrytëzuar më së miri një krosim të Pjanic duke e goditur fortë me kokë
  • 34’ 1-1 Ajax arrin të vendos menjëherë baraspeshën me një gol të shënuar nga van de Beek, i cili u harrua në zonë nga mbrojtja torineze
  • 67’ 1-2 Ndodh e pabesueshmja në Torino. Kapiteni i Ajax, De Ligt shënon golin e avantazhit me kokë, pas një goditje nga këndi

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?