Ajeti kërkohet nga dy klube të Seria A
Arlind Ajeti sapo është rikthyer nga një dëmtim që e mbajti larg fushave të blerta për disa kohë, duke munguar dhe në ndeshjet e kombëtares shqiptare.
Megjithatë në Seria A janë të bindur se mbrojtësi kuqezi ka të ardhme dhe është një futbollist që mund të paraqitet në nivele të larta në Itali.
Nëse trajneri i Torinos, Sinisha Mihajlovic, vendos të mbajë në pankinë Ajetin atëherë klubi do mund të pranojë ndonjë ofertë huazimi për pjesën e mbetur të sezonit.
Sipas torinezes “Tuttosport”, janë dy klube të cilat kanë shfaqur interes konkret për futbollistin shqiptar. Peskara e shqiptarëve Memushaj, Manaj e Maloku, e cila e ndiqte që në verë, mendon jo vetëm huazimin, por mundësisht edhe të blejë kartonin e tij nga Torino në janar.
Në garë është futur edhe Krotone, skuadër e cila ashtu si Peskara lufton për mbijetesën në elitën e futbollit italian.
Të dy ekipet kanë shfaqur probleme në prapavijë në fillimin e sezonit dhe afrimi i Ajetit në janar do t’i ndihmonte ata të rregullonin repartin e mbrojtjes.
KOHA JONË SONDAZH

