Akanji: Na shpëtoi Sommer, pa pritjen e tij do të ishte e vështirë
Interi e nisi në mënyrën më të mirë aventurën europiane, duke mposhtur Ajax-in 2-0 në Amsterdam. Një nga protagonistët, Manuel Akanji, foli për kanalet zyrtare të UEFA-s, duke theksuar rëndësinë e golave të ardhur nga goditjet standarde.
“Jemi shumë të lumtur për këtë fillim. Shënuam dy herë nga goditjet e këndit, diçka që e kemi stërvitur shumë dhe më vjen mirë që po jep fryte. Situata të tilla mund të vendosin ndeshje të mëdha”, tha mbrojtësi zviceran.
Akanji nuk harroi të vlerësojë edhe pritjen vendimtare të portierit Yann Sommer ndaj tentativës së Mika Godts në fillim të ndeshjes: “Po të shënonte Ajax-i në atë moment, gjithçka do të bëhej më e vështirë. Sommer reagoi në mënyrë fantastike dhe kjo na dha siguri. Është shumë e rëndësishme që e mbyllëm portën të paprekur, sepse kjo i jep më shumë besim repartit ofensiv për të bërë diferencën”.
Fitorja në Holandë ka sjellë entuziazëm te zikaltrit, që tani shohin me më shumë besim drejt vazhdimit të rrugëtimit në Champions League.
KOHA JONË SONDAZH

