Akord final për shkëmbimin Pjanic-Arthur, nesër kryhen vizitat mjekësore
Thuajse është gjithçka e kryer për shkëmbimin mes Pjanic dhe Arthur. Sot dhe nesër pritet që të kompletohen edhe vizitat mjekësore të dy futbollistëve, ndërkohë që më pas do të nënshkruajnë edhe kontratat që do të jenë të vleshme nga sezoni i ardhshëm.
Pjanic të dielën pritet që të bëjë vizitat mjekësore gjatë së dielës, ndërkohë që Arthur do të zbarkojë në të njëjtën ditë në “J Medical”.
Gjithçka do të formalizohet para datës 30 qershor për shkak se të dyja skuadrat kërkojnë që të rregullojnë bilancet e tyre. Me dy muaj nga fundi i këtij sezoni, të dyja skuadrat duhet të gjejnë edhe një marrëveshje nëse lojtarët do të dëmtohen. /R.Lika-Koha Jone/