Aksionet e Milanit, Shtyhet në Mars kalimi përfundimtar tek bizensmenët kinez

Shtyhet sërish kalimi zyrtar i aksioneve të Milanit nga Finivest tek grupi i biznesmenëve kinez. Dy palët kanë njoftuar se nënshkrimi përfundimtar nuk do të vi më 13 Dhjetor, por më datë 3 Mars, megjithatë brënda dhjetorit biznesmenët aziatik do të paguajnë si kapar edhe 100 milion euro të tjera.

Një histori pa fund. Klubi i Milanit që u duk se do të kalonte përfundimisht në duart e grupit të biznesmenëve nga Kina më datë 13 dhjetor do të vijojë të qëndrojë nën pronësine e SIlvio Berlusconit deri në Mars të vitit 2017. Një histori që nisi dy vite më parë duket se nuk ka ndërmend të shkojë drejt nënëshkrimit zyrtar.

Finis-Invest që zotëron aksionet e Milanit dhe Sino Group Europe, korporata e miliarderëve nga Kina dolën me një komunikatë për shtyp ku njoftuan se gjithçka do të zyrtarizohet më datë 3 Mars, duke hedhur poshtë edhe informacionet që përmendin muajin shkurt si afat definitiv. Ndërkohë Sino Grupo Europë do të paguaj edhe 100 milion euro të tjera kapar brënda datës 12 dhjetor pas atyre të dërdhura në muajin Gusht, kur presidenti i Milanit Silvio Berlusconi arriti akordin për shtijen e 99.93 % të aksioneve në këmbin të 520 milion eurove.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas mediave italiane kjo shtyrja e rradhës ka ardhur për aryse se grupi i biznesmenëve kinez ende nuk ka marrë dritën jeshile të qeverisë për të eksportuar shumë të mëdha të ardhurash, pra është një çështje më tepër burokratike e cila deri në Mars pritet të mbyllet me fund të lumtur. Aktualisht Milani po kalon një moment pozitiv në aspektin sportiv duke qënë në luftë për titull, duke qenë se e ndajne vetëm 4 pikë nga kryesuesit e Juventusit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?