Aktivizimi i pakët i Modric dhe Kroos, ja si justifikohet Ancelotti

Luka Modric dhe Toni Kroos janë aktivizuar pak nga Carlo Ancelotti në këtë fillim të sezonit. Trajneri italian ka folur në lidhje me këtë në konferencën për shtyp të zhvilluar në prag të derbit të së dielës kundër Atletico Madrid:

“Është e vështirë të lësh kroos dhe Modric në stol, por është e vështirë edhe të lësh Valverde, Tchouameni o Camavinga. Në mesfushë ka shumë konkurrencë Kur unë bëj zëvendësimet, lojtari që del mërzitet dhe ai që futet është i lumtur.

I zëvendësuari mendon se unë e bëj sepse nuk po luan mirë, por unë e bëj sepse kam alternativa dhe dua një lojtar më të freskët. Unë i them atyre që të mos jenë të mërzitur dhe të japin 100%”, deklaroi Ancelotti

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?