Akuza të rënda për Fergusonin, fiksoi ndeshjen me Juven për një orë Rolex

Ish-trajneri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, akuzohet se ka trukuar një ndeshje në Champions League falë bashkëpunimit me një menaxher futbolli, i cili si shpërblim i dhuroi atij një orë Rolex me vlerë 30 000 paundë. Gjithçka u zbulua gjatë një procesi gjyqësor në “Southëard Croën Court”, ku agjenti i italian, Giuseppe Pagliara, po gjykohet për ryshfet.

 

Prokurori Brian O’Neill, i cili hapi gjyqin të enjten, u shpreh se emrat e personave në fjalë kishin dalë gjatë një hetimi të gjerë të “Telegrafit” për korrupsionin në futboll, i cili përfshinte edhe goditjen e ish-trajnerit të Anglisë, Sam Allardyce. Prokurori O’Neill, i pyetur nga Mirror se si doli emri i Fergusonit, sqaroi:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në përfundimit të takimit me reporterin Pagliara filloi të fliste për atë që mund të quhet edhe si kritikë ndaj Sir Alex Ferguson, duke e akuzuar atë se kishte bashkëpunuar me Pagliaran për të fiksuar rezultatin e një ndeshjeje futbolli me Juventusin në Champions, një klub me të cilin ishte lidhur Pagliara.

Swiss Digital Mobile Reklama

Agjenti italian e kishte falënderuar atë me një orë të shkëlqyer Rolex me vlerë 30 000 paundë. Pagliara vazhdoi ta akuzonte Sir Alex Fergusonin se kishte marrë para edhe për marrëveshjet e transferimeve të futbollistëve. Ai pretendoi se e kishte paguar Ferguson edhe më parë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?