Al-Khelaifi flet për të ardhmen e Mbappe: Kur të vendosim së bashku, do të flasim!

Do të duhet të presim edhe pak për të zbuluar se ku do të luajë Kylian Mbappé sezonin e ardhshëm. Presidenti i PSG, Nasser al-Khelaifi duke folur nga Kongresi i UEFA-s komentoi dhe të ardhmen e Mbappe. “Kur të kemi vendosur të dy, do të flasim”, tha presidenti i PSG.

Të premten e kaluar, Le Parisien konfirmoi vendimin e Mbappe, edhe pse klubi parizian ende nuk është njoftuar nga lojtari. Real Madrid është në pritje të njoftimit: sapo të bëhet e ditur se ish-lojtari i Monacos nuk do të rinovojë kontratën, madrilenët do të tentojnë ta përfundojnë marrëveshjen.

Sulmuesi, sipas thashethemeve që dolën mëngjesin e sotëm, Mbappe mund të fitojë 50 milionë euro bruto në vit me një bonus nënshkrimi prej 120 milionë eurosh, të cilit duhet t’i shtohen edhe bonuse të ndryshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Paga që merr aktualisht Mbappé, pas rinovimit në maj 2022, është 72 milionë euro bruto, të cilave i ishte shtuar dhe një bonus prej 130 milionë eurosh për nënshkrimin e rinovimit dhe shtimin e bonuseve për çdo vit qëndrimi në Paris: 70 milionë euro për vitin e parë, 80 për të dytën dhe në fund 90 nëse do të respektojë klauzolën e rinovimit deri në vitin 2025.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?