Al-Khelaifi i “shkel syrin” Ronaldos: Po tregon një vendosmëri unike!

Presidenti i Paris Saint Germain  Nasser Al-Khelaifi është i çmendur pas Cristiano Ronaldos, teksa në një intervistë të dhënë së fundmi i ka dërguar një mesazh të rëndësishëm.

“Vit pas viti, Cristiano Ronaldo po tregon një vendosmëri unike, një forcë të jashtëzakonshme karakteri. Qëndron gjithmonë i motivuar dhe ka dëshirën për t’u përmirësuar ditë pas dite, duke nxjerrë nga vetja edhe më shumë se limitet e tij. E admiroj këtë forcë vullneti të pabesueshme. Ronaldo është një shembull i madh për të gjithë sportistët e të ardhmes. Bujaria e tij jashtë fushe nuk njihet nga të gjithë dhe për këtë më vjen keq”, deklaroi presidenti i PSG-së për “France Football”.

Fjalë këto që me siguri kanë përfunduar në veshin e Cristiano Ronaldos duke bërë që në media të shtohen zërat për një transferim të mundshëm të yllit luzitan te Paris Saint Germain.

Swiss Digital Desktop Reklama

CR7 ka kontratë me Juventusin deri në verën e vitit 2022 por nuk mund të përjashtohet kurrsesi mundësia e largimit të tij nga bardhezinjtë në merkaton e kësaj vere, për të provuar një eksperiencë të re në një tjetër kampionat sidomos.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?