Al-Rayyan s’heq dorë nga Berat Gjimshiti, vendoset nesër gjithçka

Futbolli elitar, apo një pagë në Arabinë Saudite? Kjo dilemë “torturon” Berat Gjimshitin, i cili nuk ka gjithçka në dorë, pasi në këtë vendim të rëndësishëm të karrirës ka shumë ndikim edhe Atalanta.

Siç dihet klubi bergamask, përveç se kërkon suksesin në fushë është mjaft i ndjeshëm ndaj çështjes së financave dhe mundësia për të artkëtuar një shifër dyshifrore për kartonin e shqiptarit nuk do të shfaqet më. Mosha dhe vitet e mbetura në kontratë bëjnë që Gjimshtiti të shikohet në Bergamo si “i sakrifikueshëm”.

Nesër Atalanta luan një miqësore në ”Tardini” kundër Parmës. Për këtë takim Gjimshiti është grumbulluar, por nëse nuk do të jetë në fushë atëherë do të thotë se klubi ka tendencën për ta shitur.

SHKARKO APP