Alarm rrufeje në Charlotte, ndeshja Inter-Fluminense mund të zgjasë disa orë
Pas rastit të ndalesës së gjatë në ndeshjen Chelsea–Benfica, një tjetër sfidë e Kupës së Botës për Klube rrezikon të ketë të njëjtin fat: Inter–Fluminense, e planifikuar për sot në mbrëmje në orën 21:00 (ora italiane) në Charlotte, SHBA, mund të përballet me ndërprerje të gjata për shkak të motit ekstrem.
Sipas parashikimeve meteorologjike, në orët e zhvillimit të ndeshjes në Karolinën e Veriut priten temperatura deri në 35°C dhe rrebeshe të dhunshme me mundësi të lartë për rrufe – një situatë shumë e ngjashme me atë që solli ndërprerjen e ndeshjes së mëparshme mes anglezëve dhe portugezëve.
Autoritetet lokale kanë këshilluar qytetarët të mos dalin në ambiente të hapura, pasi nxehtësia ekstreme në orët e pasdites (rreth orës 15:00 lokale) mund të sjellë zhvillimin e stuhive të papritura. Edhe gjatë stërvitjes së fundit, lojtarët e Interit kanë ndier vështirësi për shkak të temperaturave të larta. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

