Alarm sigurie për Botërorin që do të luhet në Meksikë, Bolivia dhe Portugalia letër FIFA-s
Federata Boliviane e Futbollit do t’i dërgojë një letër zyrtare FIFA-s për të kërkuar forcimin e masave të sigurisë para “playoff”-eve kualifikuese për FIFA Ëorld Cup 2026, që do të zhvillohen në muajin mars në Mexico.
Kërkesa vjen pas valës së dhunës që shpërtheu në vend pas raportimeve për vdekjen e bosit të njohur të narkotrafikut, Nemesio Oseguera Cervantes, i njohur si El Mencho. Presidenti i Federatës Boliviane, Fernando Costa, deklaroi se delegacioni po merr çdo masë paraprake dhe se do të kërkohet rritje e nivelit të sigurisë për ekipin kombëtar. Ai shtoi se priten vendimet e FIFA-s, përfshirë edhe mundësinë e ndryshimit të qytetit pritës nëse situata e kërkon.
Turneu kualifikues, që do të shpërndajë dy bileta për Botërorin 2026, është planifikuar të mbahet në Guadalajara dhe Monterrey. Në këtë kompeticion do të marrin pjesë Bolivia, Xhamajka, Iraku, Kongo, Kaledonia e Re dhe Surinami. Bolivia do të përballet me Surinamin më 26 mars në Monterrey.
Shqetësime të ngjashme ka shprehur edhe Federata Portugeze e Futbollit, e cila po monitoron situatën përpara miqësores së 28 marsit në Estadio Azteca, në Mexico City, kundër përfaqësueses vendase, ku pritet të jetë i pranishëm edhe Cristiano Ronaldo. Prioritet absolut mbetet siguria e lojtarëve, stafit dhe tifozëve.
KOHA JONË SONDAZH

