
Momente shqetësuese për Bayern Munich dhe tifozët e tij. Sipas raportimeve, Vincent Kompany është ndier keq pas seancës stërvitore të ditës dhe ka pasur nevojë për ndihmë mjekësore. Helikopteri i urgjencës ka ateruar në fushën e stërvitjes për ta transportuar drejt spitalit. Me të ka qenë edhe një prej mjekëve të stafit të klubit.
Shqetësimi për gjendjen e trajnerit belg ishte shtuar edhe gjatë ditëve të fundit. Të shtunën, Kompany ndoqi nga stoli fitoren e thellë 6-1 të Bayern Munich ndaj Leipzigut në Bundesligë, pasi vuante nga një infeksion viral dhe kishte probleme në zonën e ijes, të cilat e pengonin të ecte normalisht.
Gjendja e tij shëndetësore e detyroi të mungonte gjithashtu në seancën e fundit stërvitore dhe në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së Champions League kundër Arsenalit.
Megjithatë, gjatë sfidës ndaj londinezëve, Kompany ishte i pranishëm në pankinën e Allianz Arenës. Sipas raportimeve, gjatë pushimit mes dy pjesëve, ai kishte pasur nevojë të shtrihej në një divan, një tjetër shenjë që kishte ngritur pikëpyetje për gjendjen e tij fizike.
