Alarm te Real Madridi, 40 dëmtime për 20 futbollistë këtë sezon

Real Madrid është duke vuajtur shumë problemet me dëmtimet gjatë këtij sezoni. Dani Carvajal është i fundit që i bashkohet listës prej 40 dëmtimesh, të cilët kanë përfshirë 20 futbollistë. Problemet në fakt janë përkeqësuar në javët e fundit për trajnerin Zinedine Zidane.  “Të kesh shumë dëmtime nuk është fat i mirë. Jam i shqetësuar”, ka thënë francezi.

Një ditë pas këtij komenti të strategut, Carvajal u dëmtua për herë të katërt këtë sezon, duke lënë fushën pas 25 minutash. Në sezonin 2020-2021, vetëm Andriy Lunin, Casemiro, Ferland Mendy dhe Vinicius nuk janë përfshirë në listën e infermierisë.

Real Madrid nuk po arrin të shohë dritë në fund të tunelit. Los Blancos kundër Huesca-s kishin 9 futbollistë të padisponueshëm, me Getafen 8, ndaj Valencias ndërkohë ishin 7. Kjo gjendje e jashtëzakonshme do të vazhdojë edhe për sfidat kundër Real Valladolid, teksa Carvajal u bashkua Sergio Ramos, Eden Hazard, Rodrygo, Fede Valverde, Eder Militao, Alvaro Odriozola dhe Marcelo që janë jashtë fushave.

Askush nuk ka pësuar më shumë lëndime sesa Real Madrid këtë sezon. Merengues ka 25 më shumë se Atletico Madrid (15), 15 më shumë se Barcelona (25) dhe 22 më shumë se Sevilla (18). /Rozalb Lika-Koha Jone/

 

 

 

 

SHKARKO APP