Alba ikën falas në verë nga Bayerni, Juvja dhe Reali gati ta rrëmbejnë

David Alaba i cili ka vendosur të mos rinovojë kontratën në skadencë me Bayernin verën e ardhshme, është objektivi i madh me parametër zero i Juventusit por jo vetëm. Bardhezinjtë duhet të kenë kujdes pasi për futbollistin austriak interesohen edhe disa klube të tjera të mëdha me Realin e Madridit dhe Manchester City-n që qëndrojnë në radhë të parë.

Nëse Alaba vendos përfundimisht të mos rinovojë me Bayernin, atëherë për të do të ketë një konkurrencë të madhe në merkato. Problemi për Juventusin është paga e tij e lart, por duke marrë në konsideratë faktin që do të merret me kosto zero, mund të bëjnë një sakrificë të tillë. Alaba përshtatet në mënyrë me perfekte me skemat e Pirlos, pasi luan si në qendër, ashtu dhe në krahun e majtë.

SHKARKO APP