Alban Bushi: E respektojmë Anglinë, por do ta kane të vështirë me ne

Ditën e sotme trajneri Kombëtares U-21, Alban Bushi, zbuloi listën e lojtarëve të grumbulluar për përballjen eliminatore të 15 Nëntorit dhe foli në një konferencë për shtyp për duelin ndaj Anglisë. Bushi vlerësoi rëndësinë e sfidës, dhe theksoj se ka besim te skuadra e tij se duke dhënë 100% çdo lojtar do të arrij të bëj më të mirën, përtej faktit se kundërshtari që kemi përballë është ndër më të fortët në botë.

 

“E dimë kush është Anglia, kjo është favor për ne, sepse e kemi ndjekur. Futemi gjithmonë të fitojmë, edhe nëse është Anglia, apo San Marino. Normal që në këtë ndeshje nuk do futemi të bëjmë lojë sulmuese, por të bëjmë sulme të sakta, duke qenë një skuadër cinike. Strategjia është të mbrohemi mirë dhe të kundërsulmojmë. Anglia është ekip i madh, por nuk duhet pasur frikë. Edhe mund të fitojmë, të barazojmë apo humbim. Kemi luajtur me Italinë, Spanjën dhe Francën. Kemi pësuar për fajin tonë.

Nëse nuk bëjmë gabime individuale, Anglia nuk na shënon. Po të jemi të bashkuar do e kenë të vështirë. Edhe Spanja vetëm në fund na shënoi në “Selman Stërmasi” kur luajtëm me ta. Shumë emra të rinj? Kemi marrë tre lojtarë të rinj, si Tuci, Domi dhe Ismailgeci. Ata janë të rinj dhe luajnë në ekipet e tyre. Janë edhe në formë. Do shohim në stërvitje se kush do të luajë nga fillimi. Kemi pasur probleme, pasi kemi tre lojtarë te U19, Tafa me kartonë, Vrioni i dëmtuar. Gjithsesi do mundohemi që me këta lojtarë të bëjmë më të mirën.

Tifozët? Patjetër që është një ndeshje e rëndësishme për ne dhe për tifozët. Ata duhet të vijën të shohin Shqipërinë, pastaj Anglinë. Kemi bërë ndeshej të mira për të respektuar flamurin, veten dhe tifozët. Duhet të dimë kush jemi dhe më kë luajmë. Kur jep maksimumin nuk është se kërkohet diçka më shumë, edhe nëse mundesh. Në Shkodër do të vijnë tifozët, kanë ardhur edhe më parë.

Rada dhe Lakti? Rada është pjesë e jona. Janë të perspektivës, datëlindje e vitit. Lakti do jetë me U20, sikurse edhe Çelhaka. Do të luajnë me Kroacinë. Çelhakën e kam pasur në konsideratë ta marr edhe tani, por është më mirë të luajë. Janë të dy të perspektivës. Për 2-3 muaj, me këto ritme mund të bëhen pjesë e jona. Rezart Rama do të jetë me Shqipërinë U20. kur t’i vijë mosha, do të vijë me U21-shin, ai dhe të tjerët. Kemi marrë lojtarë të datëlindjes 1998, që mund ta përballojnë më mirë Anglinë”, u shpreh Bushi.

SHKARKO APP