Alban Hoxha bën gati largimin nga Partizani, nuk stërvitet me ekipin (VIDEO LAJM)

Partizani po kalon një nga momentet më të vështira në vitet e fundit. Sikur të mos mjaftonin 5 humbje radhazi dhe pozicionimi në zonën e “Play Off”, situata nuk është aspak e mirë as brenda skuadrës.

Portieri Alban Hoxha nuk stërvitet prej disa ditësh në skuadrën kryeqytetase. Trajneri Sormani e la jashtë formacionit në fundjavë ndaj Kukësit, një vendim që nuk i pëlqeu aspak “gardianit” të njohur, i cili nuk pranoi që të qëndronte në stolin e rezervave.

Me shumë mundësi 32-vjeçari do të largohet në fund të këtij sezoni, për të nisur një aventurë të re. Ofertat nga jashtë nuk kanë munguar në vitet e fundit, por duket parë moshën, tashmë do të jetë e vështirë. Tirana dhe Kukësi janë dy ekipet më të interesuara në Shqipëri, ndërkohë që në Kosovë mund të ketë një tentativë nga Prishtina. Alban Hoxha luan prej 7 vitesh te Partizani, por ulje-ngritjet e këtij sezoni, mund të bëjnë që të ndryshojë skuadër në Shqipëri. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP