Alcaraz: Mos më krahasoni me Vidal, dua që emri im të mbetet në histori
Carlos Alcaraz është prezantuar te skuadra e Juventusit, pasi erdhi në formë huazimi pak ditë më parë nga Southampton për shumë e katër milionë paundëve. Para mediave, argjentinasi kërkoi të shmangte krahasimet me një ish si Arturo Vidal ndërsa shtoi se në fushë përveç rolit të mesfushorit, mund të bëj edhe nëntën false.
“Jam i lumtur që më kanë krahasuar me emra të mëdhenj që në të kaluarën kanë qenë pjesë e Juventus. Unë dua të bëj më të mirën që emri im të mbesë i lidhur me këtë ekip. Luaj në mesfushë, por mund të bëj edhe rolin e nëntës false. Jam në dispozicion të trajnerit.
Krahasimi me Vidal? Siç e thashë, jam i lumtur që emri im lidhet me lojtarë të mëdhenj dhe që kanë lënë gjurmë te Juventus. Por, unë dua të nxjerr në pah karakteristikat e mia, të paktën ky është objektivi im. Megjithatë, jam falënderues për krahasimin me Vidal”, u shpreh Alcaraz.
KOHA JONË SONDAZH

