Alexander-Arnold drejt largimit nga Liverpooli, gati akordi me Real Madridin
Liverpool po kalon një sezon fantastik në Premier League, por në verë pritet të kenë shumë ndryshime. Tre nga lojtarët kryesorë të skuadrës – Mohamed Salah, Virgil van Dijk dhe Trent Alexander-Arnold – nuk kanë nënshkruar ende kontrata të reja dhe mund të largohen nga Anfield si transferim i lirë në fund të sezonit.
Alexander-Arnold duket se është më afër largimit, pasi Real Madridi ka nisur kontaktet për ta transferuar në vend të Dani Carvajal. Sipas Talk Sport, mbrojtësi anglez tashmë ka arritur një marrëveshje me klubin spanjoll për një kontratë pesëvjeçare me vlerë 7.5 milionë euro neto në sezon, një rritje në krahasim me rreth 6 milionë euro që ai fiton aktualisht në Liverpool.
Një rol vendimtar në negociata ka luajtur Jude Bellingham, miku dhe shoku i skuadrës së Alexander-Arnold, i cili e bindi atë të zgjidhte madrilenët. Anglezi, i cili iu bashkua Akademisë së The Reds në moshën 6-vjeçare, u bë një ikonë e klubit, por e ardhmja pritet të jetë te Real Madridi.
KOHA JONË SONDAZH

