Alexander-Arnold i kërkon Liverpoolit që të luajë me Realin në Kupës e Botës për Klube
Trent Alexander-Arnold ka njoftuar zyrtarisht përmes rrjeteve sociale se do të largohet nga Liverpool në fund të këtij sezoni. Mbrojtësi i djathtë anglez nuk do të rinovojë kontratën e tij me “The Reds”, e cila skadon këtë verë, duke i dhënë fund një epoke të gjatë dhe të suksesshme me klubin e tij të zemrës.
Sipas asaj që raporton Sky Sport UK, Alexander-Arnold është i sigurt për kalimin te Real Madrid, dhe madje ka kërkuar nga drejtuesit e Liverpool-it të lirohet më herët, për të nënshkruar me madrilenët dhe për t’u bashkuar me ta që në Botërorin e Klubeve, që zhvillohet nga 14 qershori deri më 13 korrik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Real Madridi ndodhet në grupin H të këtij turneu, së bashku me Al Hilal, Pachuca dhe Salisburgun, dhe synon që me përforcimin e Alexander-Arnold të ketë një armë më shumë për të fituar trofeun ndërkombëtar. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

