Alexander-Arnold mund të përfundojë te Reali, “shkesi” mund të bëhet Bellingham

Trent Alexander-Arnold ka një kontratë që skadon në vitin 2025 dhe, sipas asaj që raporton “Daily Mail”, e ardhmja e tij mund të jetë diku tjetër. Në mungesë të rinovimit të kontratës, “Reds” mund të mendojnë për shitjen e tij këtë verë, për të shmangur rrezikun e humbjes falas brenda një viti.

Lojtari duket se nuk është shumë i interesuar për ofertat që i vijnë nga klubi anglez për rinovimin. Kjo e vë atë në qendër të vëmendjes së klubeve të mëdha, sepse në “Anfield”, siç ndodh në të gjitha klubet në këto raste, mund të preferojnë një transferim të menjëhershëm. Në këtë kuptim, rrugët që e çojnë anglezin drejt Barcelonës dhe Real Madridit mbeten shumë konkrete.

Sipas burimeve të ndryshme, skuadra e Carlo Ancelottit, në veçanti, do të ishte në mënyrë të arsyeshme përpara, falë miqësisë së mesfushorit me bashkatdhetarin Jude Bellingham, i cili tashmë po përpiqet ta bindë, pasi kaluan verën së bashku në Los Angeles, me një ish-legjendë si Michael Owen.

SHKARKO APP