Alexander-Arnold në dilemë, ka oferta nga Reali dhe Barcelona

Barcelona apo Real Madrid, kjo do të jetë dilema e Alexander-Arnold gjatë kësaj vere. Mbrojtësi anglez ka vendosur që të largohet nga skuadra e Liverpoolit për të nisur një aventurë të re, me shumë mundësi në La Liga.

Sipas gazetës “AS”, ai ka arritur një marrëveshje me Los Blancos, por së fundmi ka pasur një takim edhe me Deco-n, drejtorin sportiv të Barcelonës

Ekipi blaugrana synon që të futet në garë për Arnold gjatë verës, pasi ai do të jetë një futbollist i lirë dhe me klasin që disponon garanton rritje të kualitetit në mbroje. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP