Allegri “dorëzohet” për titullin: Milani është i fokusuar te kualifikimi në Champions League

Trajneri i Massimiliano Allegri ka pranuar praktikisht se gara për titull është mbyllur për Milanin, pas humbjes në transfertë ndaj Napolit.

“Për garën për titull besoj se kemi dhënë maksimumin. Inter ka 9 pikë avantazh. Në futboll gjithçka mund të ndodhë, por është edhe Napoli përpara nesh. Tani duhet të mendojmë për Udinese-n dhe ta marrim një ndeshje në një kohë. Kualifikimi në Champions nuk vendoset këtë fundjavë, pasi ka ende shumë ndeshje për t’u luajtur”, u shpreh Allegri pas ndeshjes.

Duke analizuar sfidën në “Maradona”, tekniku i kuqezinjve nuk e fshehu zhgënjimin: “Ishte një ndeshje me pak raste dhe duhej të shfrytëzonim episodin e vetëm për ta fituar. Pësuam gol me mbrojtjen e vendosur, ndërsa në disa situata duhej të ishim më të shpejtë në goditje. Gabuam në zgjedhje dhe në saktësi. Duhet të përmirësohemi, por të qëndrojmë të qetë. Na duhen ende disa fitore për të siguruar kualifikimin në Champions League”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në aspektin taktik, Allegri sqaroi edhe pse nuk e nisi ndeshjen me tre sulmues: “Christian Pulisic u kthye vetëm të premten nga kombëtarja, ndërsa Rafael Leão kishte qëndruar 12 ditë jashtë dhe bëri vetëm dy gjysmë-stërvitje. Të nisje me tre sulmues ishte e vështirë. Ndoshta mund ta ndryshoja ndeshjen rreth minutës së 70-të, por zgjodha ta vazhdoja kështu dhe më pas erdhi goli i kundërshtarit. Leão e nisi mirë sezonin, por pati dy dëmtime të lehta që e penalizuan në vazhdim”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?