Allegri gati të marrë drejtimin e ekipit bardhezi, por jo të Juventusit
Massimiliano Allegri vendosi që të qëndronte pushim pas ndarjes konsensuale me Juventusin. Strategu italian vendosi të refuzonte disa oferta të ndryshme, por ai duket se ka ndërmend që të marrë drejtimin e një tjetër skuadre bardhezi.
Nuk bëhet fjalë për Udinesen në Itali, por për Newcastle në Premier League. Mediat angleze raportojnë se në rast se do të shitet klubi për 400 milionë euro te Amanda Staveley, me shumë mundësi në krye të ekipit do vendoset trajneri i njohur.
Strategu livornez është në pritje edhe të ofertave të tjera nga PSG, apo ndonjë skuadër tjetër, ndërkohë që Newcastle ndërkohë ka në listë edh trajneri Rafa Benitez. /R.Lika-Koha Jone/