Allegri hidhet në sulm për Vlahovic, por Tudor heziton për ta larguar

Milani është në kërkim të një sulmuesi për të kompletuar fazën e avancuar me Santiago Gimenez. Me Tammy Abraham që pritet të rikthehet te Roma, Luka Jovic që me shumë mundësi nuk do të rinovojë dhe talenti i ri Francesco Camarda që do të huazohet për të luajtur me më shumë vazhdimësi, afrimi i një sulmuesi tjetër është bërë një domosdoshmëri për “Djallin”.

Emri më i dëshiruar nga trajneri i ri Massimiliano Allegri është Dusan Vlahovic. Sulmuesi serb, i cili ka kontratë me Juventusin deri në qershor 2026, është parë nga Allegri si profili ideal për të udhëhequr sulmin kuqezi dhe për të rikthyer formën e tij më të mirë, si në kohët e Fiorentinës.

Kontaktet e para joformale me lojtarin dhe agjentët e tij janë kryer, dhe Milani ka nisur bisedimet me Juventusin. Fillimisht, bardhezinjtë dukeshin të gatshëm ta shisnin sulmuesin, por në ditët e fundit qëndrimi i tyre ka ndryshuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pengesë kryesore në këtë tratativë është trajneri Igor Tudor. Tekniku kroat, i konfirmuar në pankinën e Juventusit deri në vitin 2027, dëshiron ta mbajë Vlahovicin dhe është duke punuar për ta bindur të rinovojë, duke rinegociuar pagën e tij aktuale prej 12 milionë eurosh në sezon, një shifër e lartë që përbën pengesë edhe për Milanin, i cili është i gatshëm të ofrojë 25 milionë euro për kartonin e lojtarit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?