“Allegri më ka thënë që do të shkojë te Milani”

Giovanni Galeone, ish-trajner dhe mik i ngushtë i Massimiliano Allegri, ka dhënë një intervistë për “Radio KissKiss Napoli”, ku ka mohuar spekulimet për një kalim të mundshëm të ish-trajnerit të Juventusit te Milani në sezonin e ardhshëm.
“Fola me Massimilianon në telefon dhe më tha se nuk do të shkojë te Milani, nuk ka pasur asnjë kontakt me kuqezinjtë”, ka zbuluar Galeone.
Deklarata e tij bie ndesh me lajmet e fundit, që sugjeronin se Allegri ishte në negociata me drejtuesit e Milanit për sezonin e ardhshëm.
Galeone foli edhe për Antonio Conten, një tjetër emër që përflitet për pankinën kuqezi, por edhe të ardhmen e tij te Napoli.
“Ju napolitanët doni ta mbani Conten me çdo kusht, por kujdes nga Juventusi. Nuk është e sigurt që Antonio do të qëndrojë në Napoli, përkundrazi. Mos harroni që ai u largua nga Juventusi dhe Interi, edhe pse kishte fituar tituj kampioni”.