Allegri mund të largohet nga Milani në fund të sezonit, përplasje me drejtuesit

E ardhmja e Massimiliano Allegri në stolin e Milan nuk duket më aq e sigurt sa disa javë më parë. Pas disa rezultateve zhgënjyese, përfshirë hapat fals ndaj Comos dhe Parmës, trajneri toskan thuhet se ka nisur reflektime të thella për sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, sipas raportimeve të mediave italiane, dilemat e Allegrit nuk lidhen vetëm me rezultatet në fushë. Marrëdhënia mes trajnerit dhe ambientit kuqezi po kalon një moment tensioni, pasi disa nga premtimet e bëra sezonin e kaluar nuk janë realizuar.

Bëhet fjalë për çështje që variojnë nga organizimi i përgjithshëm i klubit te strategjitë e merkatos, por edhe për një strukturë drejtuese që trajneri e konsideron të paqartë në role dhe në vendimmarrje. Një sërë faktorësh që kanë lëkundur bindjet e tij krahasuar me momentin kur u rikthye në stol.

Swiss Digital Desktop Reklama

Objektivi zyrtar mbetet vendi i katërt dhe rikthimi në UEFA Champions League, por vazhdimësia e bashkëpunimit mund të varet nga garancitë që klubi do të ofrojë për projektin teknik dhe organizativ.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në prapaskenë, sipas burimeve, nuk janë më aq solide as raportet me figura kyçe të klubit, si Zlatan Ibrahimović dhe administratori delegat Giorgio Furlani, të cilët kanë një rol qendror në strukturën aktuale drejtuese.

Përveç situatës së trajnerit, brenda klubit duket se ekzistojnë edhe dy linja mendimi. Nga njëra anë qëndron drejtori sportiv Igli Tare, i cili së bashku me Allegrin mbështet një qasje më teknike dhe sportive. Nga ana tjetër, Furlani shihet si përfaqësues i një linje më të fokusuar te balancat financiare dhe menaxhimi ekonomik.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?