Allegri: Sfida ndaj Udineses është vendimtare, kemi ende mangësi
Max Allegri e di mirë se muaji mars shpesh quhet “muaji i së vërtetës” për sezonin, por sipas tij edhe shtatori ka rëndësinë e vet. Pas fitores me Bolognën, trajneri i Milanit kërkon konfirmim dhe vazhdimësi në lojë e rezultate. Në prag të transfertës ndaj Udineses, tekniku kuqezi u shpreh i qartë: “Ndeshja e nesërme është shumë e vështirë. Ata janë një skuadër fizike dhe të luash në Udine nuk është kurrë e lehtë. Për ne është një test i rëndësishëm, duhet t’i japim vazhdimësi dy fitoreve të fundit. Nuk jemi bërë papritur të gjithë perfektë vetëm pse kemi fituar dy herë, kemi ende mangësi.”
Allegri nënvizoi se gjatë sezonit ka katër ndeshje që mund të cilësohen si “vendimtare”, dhe kjo me Udinesen është një prej tyre. “Do të ketë pak hapësira dhe duhet të rrisim përqindjen e rasteve të shfrytëzuara,” shtoi ai.
Sa i përket gjendjes së Leaos dhe Maignan, Allegri u shpreh: Leao po përparon, por do të vlerësohet nëse mund të jetë gati për sfidën ndaj Napolit. Maignan është plotësisht në formë dhe pritet të kthehet në portë të martën kundër Lecce”. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

