Alonso prezantohet te Reali: Pa Ancelottin nuk do të isha këtu, ndihem si në shtëpi!
Xabi Alonso është prezantuar zyrtarisht këtë të hënë si trajneri i ri i Real Madridit, duke marrë vendin e Carlo Ancelottit në pankinën e klubit më të madh në Spanjë. Një moment historik për ish-mesfushorin, i cili e konsideroi këtë hap si një “rikthim në shtëpi”. Në konferencën për shtyp, Alonso shfaqi emocione të forta dhe falënderime të sinqerta për trajnerin që e parapriu:
“Ancelotti ka pasur një ndikim të madh tek unë. Pa mësimet e tij, nuk do të isha këtu,” – tha ai, duke treguar respekt për mentorin italian.
Trajneri i ri u shpreh i entuziazmuar për këtë aventurë, duke theksuar dëshirën për të ndërtuar një skuadër që do të pasqyrojë identitetin e Real Madridit dhe do të bëjë krenarë tifozët:
“Jam këtu me shumë energji për një aventurë të re. Sot është një ditë e veçantë që do të mbetet gjithmonë në kujtesën time. Ndihem si në shtëpi, sepse lidhja ime me këtë klub ka qenë gjithmonë e fortë. Falënderoj presidentin për besimin dhe familjen time për mbështetjen. Do të punoj për të përmbushur pritshmëritë.”
Pas një sezoni të jashtëzakonshëm me Bayer Leverkusen, Alonso rikthehet te klubi ku ka shkëlqyer si lojtar, tashmë me synimin për të bërë histori edhe si trajner.
KOHA JONË SONDAZH

