Altin Lala heq dorë nga pasaporta shqiptare, në pritje të asaj gjermane

Ish kapiteni i kombëtares së Shqipërisë, Altin Lala ka hequr dorë nga Pasaporta Shqiptare. Lajmi bëhet i ditur nga ky dekret i firmosur nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

I lejohet lënia e shtetësisë shqiptare me kërkesë të tij personit të mëposhtëm: Altin Dod Lala,” thuhet në dekret.

Një vendim që duket se është marra nga Lala pas angazhimeve të tij si agjent i disa futbollistëve, mes të cilëve edhe sulmuesit të përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica.

Swiss Digital Desktop Reklama

44-vjeçari që ka luajtur për ekipe si Dinamo, Hannover 96 dhe Bayern Munich II pritet të pajiset me pasaportë gjermane, por ligji gjerman, që nuk e lejon një shtetas të zotërojë dy pasaporta e ka shtyrë Lalën që të marrë këtë vendim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?