Amir Abrashi shënon golin e parë në Bundesliga (VIDEO)

Mesfushori kuqezi, Amir Abrashi, ka shënuar golin e parë në javën e nëntë të Bundesligës gjermane. Abrashi ka qenë protagonist në fitoren e ekipit të tij, Freiburg, në transfertën ndaj Veriorëve të Werder Bremen.

Abrashi gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 75 të takimit, duke i çuar shifrat në 3:1.

Mesfushori pësoi disa javë më parë një dëmtim të rëndë në kokë, pas përplasjes me shtyllën e portës, por fatmirësisht lëndimi kaloi pa pasoja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Amir Abrashi është kthyer kështu në titullar te ekipi i tij, çka përbën edhe një garanci për kombëtaren shqiptare, të cilët mbrëmjen e 12 Nëntorit, do përballen ndaj Izraelit në “Loro Boriçi” në sfidën për eliminatoret e Kupës së Botës, “Rusi 2018”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Amir Abrashi Goal HD – SV Werder Bremen 1 – 3… by worldfoot

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?