“Amir Rrahmani ka zgjedhur Kosovën”
Me sa duket, eksodi i të pakënaqurve nga kuqezinjtë nuk ka përfunduar ende. Pavarësisht garancisë që kanë dhënë Bushi, De Biazi e Tramexani se nuk do të ketë të tjerë, nga Kosova vjen një tjetër deklaratë që bën me dije se një tjetër kuqezi ka preferuar të bashkohet me Kosovën në vend të qëndrimit me Shqipërinë.
Trajneri i njohur Bylbyl Sokoli ka folur për zgjedhjet e fundit të futbollistëve shqiptarë duke thënë se është normale të preferohet Kosova, pasi edhe kjo është Kombëtare e shqiptarëve. Ai ka deklaruar se mbrojtësi i RNK Splitit ka pranuar ftesën e bërë nga ekipi i drejtuar nga Albert Bunjaku.
“Amir Rrahmani ka zgjedhur Kosovën. Është normale që ta bëjë diçka të tillë, ai dhe shumë të tjerë”, ka thënë Sokoli duke e cilësuar si natyrale edhe zgjedhjen e Rashicës për mediat kosovare.
Sokoli beson se në këto eliminatore do të kemi dy Kombëtare që në të ardhmen do të bëhen një. Panorama Sport
KOHA JONË SONDAZH

