Amorim nis revolucionin me United, zbulohen 5 emrat në listën e largimeve

Pas 16 javësh kampionat, Manchester United vazhdon të mbetet larg objektivave madhorë, duke u renditur vetëm në vendin e gjashtë në Premier League, me një diferencë prej 10 pikësh nga Arsenali kryesues. Një bilanc që nuk përputhet me ambiciet e klubit dhe që ka shtyrë trajnerin Rúben Amorim të marrë vendime të forta për të ardhmen.

Tekniku portugez ka nisur të projektojë një riorganizim të thellë të skuadrës, i cili pritet të kalojë edhe përmes largimit të disa lojtarëve aktualë. Sipas raportimeve të “Caught Offside”, Amorim i ka kërkuar drejtuesve të klubit të jenë të hapur ndaj ofertave për disa emra që nuk konsiderohen pjesë kyçe e projektit të tij.

Në listë përfshihen portieri turk Altay Bayindir, mbrojtësi i majtë Tyrell Malacia, mesfushori Manuel Ugarte, mesfushori ofensiv Mason Mount dhe sulmuesi Joshua Zirkzee. Bëhet fjalë për lojtarë që nuk janë transferime të kërkuara drejtpërdrejt nga Amorim dhe që deri tani kanë hasur vështirësi në përshtatjen me idetë e tij taktike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas mediave britanike, trajneri portugez synon të ndërtojë një skuadër tërësisht në përputhje me filozofinë e tij të lojës, pa bërë kompromise me parimet taktike për të ruajtur elementë që nuk i përshtaten vizionit afatgjatë. Një sinjal i qartë se te “Old Trafford” pritet një verë me lëvizje të rëndësishme në merkato.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?