Analiza/ Juventus nuk di të dorëzohet kurrë me Yildiz dhe Vlahovic, por “fut ujë” në mbrojtje!

Pas pokerit kundër Interit në kampionat, Juventus ka dhuruar një tjetër mbrëmje plot gola dhe emocione, këtë herë në Champions League kundër Borussia Dortmund. Në “Allianz Stadium” përfundoi 4-4, një rezultat që për mënyrën se si erdhi ka shijen e një fitoreje, falë barazimit të arritur në sekondat e fundit.

Në verën e ndryshimeve të mëdha në repartin ofensiv, me afrimet e David, Openda dhe Zhegrova, ishin dy emra të “vjetër” ata që morën skenën: Dusan Vlahovic dhe Kenan Yildiz. Sulmuesi turk bëri një pjesë të dytë fantastike, me një gol në stilin e Del Pieros, një asist dhe një shtyllë spektakolare.

Nga ana tjetër, serbi, i konsideruar prej kohësh për t’u larguar,  po rilind si “bomber”: me një dopietë dhe një asist për Kelly, duke zhvilluar ndoshta ndeshjen më të mirë që prej ardhjes në Torino. Për të, ky ishte goli i katërt sezonal si zëvendësues, një statistikë që e rikthen papritur në qendër të projektit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Protagonist ishte edhe Kelly, përsëri në gol pas derbit të Italisë, duke konfirmuar shpirtin luftarak të një skuadre që nuk dorëzohet kurrë dhe shpesh di të përfitojë edhe nga një dozë fati.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gëzimi i trajnerit Igor Tudor në fund ishte i madh dhe i kuptueshëm, por problemi mbetet i qartë: faza mbrojtëse. Rikthimi i Bremer është thelbësor, megjithatë amnezitë prapavijës i kushtuan shtrenjtë bardhezinjve, që lejuan katër gola. Portieri Di Gregorio ka përgjegjësi të drejtpërdrejta në golin e Yan Couto, ndërsa Adeyemi e Nmecha u lanë me shumë hapësirë për të goditur.

Në përfundim, Juventusi i Tudor shënon, lufton dhe emocionon, por për të shkuar larg në Champions do t’i duhet të përmirësojë urgjentisht ekuilibrat në mbrojtje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?