ANALIZA/ Në “luftë” me kohën, Juvja kërkon të përforcohet me Dybala-n dhe Moratën
Pas shtatë javësh radhazi me ndeshje edhe në mesjavë, Juventusi, do të ketë 24 orë më shumë për të punuar për sfidën e radhës. Të shtunën bardhezinjtë do të luajnë ndaj Hellas Veronës. Trajneri Pirlo shpreson që të ketë gati Dybala-n dhe Moratën të gatshëm në serinë e 5 ndeshjeve që do të luhen brenda 17 ditësh.
Paradoksi – Spanjolli po përjeton një moment të vështirë, teksa pas golave në Superkupën kundër Napolit dhe në Kupë ndaj Spal, nuk kanë qenë aspak emocionuese. Problemet me gripin dhe çrregullimin zorrëve e kanë shqetësuar në ditët e fundit, duke bërë që të mos bëjë paraqitje aspak bindëse. Edhe pse jo në formën më të mirë kontributi i tij ka qenë shumë ndihmues për ekipin në ndeshjen ndaj Portos, duke shtyrë ekipin përpara në minutat e fundit, ndërkohë që ndaj Crotones shpërdoroi në shans në zonë sapo hyri në fushë. Andrea Pirlo shpreson që këto ditë ai të rifitojë formën e fillim sezonit për ta patur në gjendjen më të mirë në javët në vijim ku e presin ndeshje vendimtare për sezonin, në kampionat dhe në Champions League.
Ulje-ngritje – Dybala po përjeton një situatë aspak të zakonshme, me probleme të shumta fizike, duke e bërë të pamundur rikthimin në fushë. Në transfertën e Championsit ishte në pankinë, por nuk iu dha asnjë minutë në fushë për të mos ta rrezikuar. Argjentinasi vijon të ndjejë dhimbje në gju, që ja bëjnë të pamundur rikthimin në fushë. Këtë sezon “La Joya” ka shënuar vetëm 3 gola në 13 ndeshje, duke qenë në sezonin e tij më të dobët si bardhezi. Rikthimi në fushë në këtë periudhë do të ishte shumë i rëndësishëm për të fituar ritmin, por edhe besimin. Përpara është edhe objektivi i arritjes së 100 golave me fanellën e ekipit torinez, që është vetëm dy gola larg. Gjithsesi fillimisht duhet të fitojë luftën me dhimbjet në gju, që nuk e po e lënë të zbresë i qetë në tapetin e blertë.
Koha – 7 javët e para të vitit 2021, e kanë parë Juventusin të impenjuar në 14 ndeshje, sfida e së hënës ishte e 15-ta. Pak kohë për të menduar për sfidën e ardhshme, apo për të rikarikuar bateritë nga pikëpamja fizike dhe mentale. Pirlo ka pasur kohë për të punuar vetëm me pak futbollistë gjatë periudhës së ndeshjes së kombëtareve. Para mini-pauzës së kombëtareve, skuadra bardhezi brenda 17 ditësh thuajse do të luajë fatet e gjithë sezonit ndaj: Veronës, Spezias, Lazios, Portos dhe Cagliarit, me shpresën se do të ketë të gatshëm dy sulmues më shumë (Morata dhe Dybala). /Rozalb Lika-Koha Jone/